Gjithçka në xhep
Kamarieri ka në telefon tavolinat e veta, thirrjet e klientëve, turnet, arkën dhe raportin e fundit të ditës. Pa letra, pa harresa.
Shifti im
Andi · Kamarier
12
Porosi
4
Tavolina
2h
Turni
Tavolina 3
Duke përgatitur
Tavolina 7
Gati për servim
Tavolina 12
Thirrje kamarieri
Kamarieri më i shpejtë, pa stres
- Menaxhim i tavolinave dhe thirrjeve të klientëve
- Clock-in, pushime dhe raport turni në fund
- Printim direkt në kuzhinë dhe arkë
- Transfer tavoline dhe ndarje llogarie në sekonda
- Njoftime kur porosia është gati në KDS
- Funksionon në Android dhe iPhone, edhe pa internet të qëndrueshëm
Nga fillimi i turnit te raporti final
- 1
Fillo turnin
Hyr në aplikacion, konfirmo orarin dhe fillon menjëherë. Pushimet regjistrohen me një prekje, pa letra.
- 2
Shërbe tavolinat
Merr porositë direkt nga telefoni. Porosia shkon në KDS, printeri i kuzhinës dhe arka njëkohësisht — pa nevojë për të ecur gjatë sallës.
- 3
Mbyll me raportin
Në fund të turnit, aplikacioni nxjerr raportin: xhiro, porosi, bakshishet, orët e punës. Gati për dorëzim te pronari.
Turni juaj, i drejtuar nga telefoni
Fillim, pushim, ndërrim, fund — të gjitha regjistrohen automatikisht në aplikacion. Në fund të turnit keni raportin e plotë: xhiro, bakshishe, orë pune. Pa excel, pa debate.
- Clock-in / clock-out me një prekje, pa kartela
- Pushimet dhe ndërrimet regjistrohen automatikisht
- Raport turni me xhiro, porosi, bakshishe dhe orë pune
- Ndarje e bakshisheve midis stafit, sipas rregullave
Raporti i turnit
Elsa · Kamariere
19 Tetor · 12:00 — 19:45
28,420 L
Xhiro
34
Porosi
2,140 L
Bakshish
7h 45m
Orë pune
Artikujt më të shitur
- Pizza Margherita12×
- Tavë kosi8×
- Kafe espresso6×
Salla e restorantit, në dorën tënde
Sheh menjëherë cilat tavolina janë të lira, cilat zënë, cilat kanë porosi gati. Transfer tavoline, ndarje llogarie dhe thirrje klientësh — të gjitha me pak prekje.
- Pamje live e sallës me statusin e çdo tavoline
- Transfer porosie midis tavolinave në sekonda
- Ndarje llogarie sipas artikujve ose sipas personave
- Thirrje kamarieri nga tavolina, me prioritet
Punon me atë që ke tashmë në restorant
Gati të nisni me OrderEasy?
Bëjmë një demo 15-minutëshe dhe ju tregojmë se si do të ndryshojnë ritmin e restorantit tuaj.